Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me rrëzimin e qeverisë së Dritan Abazoviç në Malin e Zi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Abazoviç bëri historinë duke u bërë kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, por theksoi se atij i peshoi më shumë bishti sesa koka, ku shtoi se marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe ishte fatale për ecurinë e tij politike.
Sipas Berishës, Abazoviç gaboi duke u rreshtuar në krah të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Edi Rama për Ballkanin e Hapur.
“Po kështu Abazoviçit i rëndoi bishti (viçi) më rëndë se koka kur u rreshtua me presidentin e serbomadhisë ultranacionalistin Vuçiç dhe vasalin e këtij të fundit Edi Rama në nismën e Ballkanit të Hapur, projekt që i kundërvihet nismës së Berlinit dhe vendos hegjemoninë serbe dhe influencën ruse në rajon”, ka shkruar Berisha.
Ndër të tjera, kryedemokrati nënvizoi se Abazoviç nuk duhet të dëshmohet serb më shumë se serbët, pasi edhe ata treguan se nuk e duan në krye të qeverisë.
“Dritan Abazoviç është politika i ri dhe unë nuk e marr këtë si fundin e karrierës së tij, por uroj që të nxjerrë mësime dhe të kuptojë se nuk duhet të lejojë t’i peshojë bishti (viçi) më shumë se koka dhe si shqiptar nuk mundet kurrë të dëshmohet serb më shumë se serbët sepse këtë të fundit dhe vetë serbët treguan mbrëmë me votën e tyre se nuk e pranojnë”, ka thënë në fund ai.
Pas dymbëdhjetë orë diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi votoi në orët e para të mëngjesit mosbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviçit.
Qeveria është rrëzuar me 50 vota pro dhe një kundër.
Pas këtij vendimi Abazoviç do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re./arbresh.info/
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...