30 mijë persona kanë vizituar 25 lokacionet ku po shfaqen ekspozitat dhe intervenimet artistike të 103 artistëve pjesëmarrës në bienalen Manifesta.
Kështu bëri të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit teksa bëri thirrje që të gjithë të vizitojnë programet që janë falas.
“Tri javë pas hapjes më shumë se 30,000 vizita janë bërë në 25 lokacionet ku po shfaqen ekspozitat dhe intervenimet artistike të 103 artistëve pjesëmarrës në bienalen Manifesta. Ju prezantojmë vetëm disa nga aktivitetet që organizohen sot dhe nesër, në të cilat mund të merrni pjesë, po ashtu edhe të vizitoni lokacionet e shumta përreth Prishtinës ku janë bërë intervenime artistike”.
“Çdo hapësirë e Manifesta 14 Prishtina, qëndron e hapur nga e marta në të diel prej orës 10:00 deri më 20:00. Të gjitha programet janë falas dhe të hapura për të gjithë”, thuhet në njoftimin e tyre. /arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...