Kryetari i Tiranës Erion Veliaj është takuar me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij në Kiev.
Ai thotë se Zelensky është shprehur mirënjohës për mbështetjen e Shqipërisë gjatë pushtimit rus të Ukrainës.
Veliaj ka thënë po ashtu se janë zotuar që të rindërtojnë shkolla në Kharkiv për të cilin thotë se është qytet simotër i Tiranës.
“Shumë i lumtur që u takova me Presidentin Zelenski në Kiev, i cili shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Shqipërisë dhe Kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Sigurimit, strehimin e refugjatëve dhe çdo ndihmë tjetër. Tirana dhe Kharkivi janë qytete motra – ne jemi zotuar të rindërtojmë shkolla aty dhe të japim ekspertizën tonë në rimëkëmbjen e Ukrainës”, ka shkruar ai në Facebook. /arbresh.info.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...