Google ADS

FFK nderon gazetarët sportivë të viteve të 90-ta

10:37 | 20 Gusht 2022
K.B

Federata e Futbollit e Kosovës, bashkë me Ligën e Veteranëve të Futbollit të Kosovës, e kanë organizuar sot në fushën e 2 Korrikut një takim falënderimi për gazetarët sportivë të viteve të nëntëdhjeta, teksa u zhvillua edhe një ndeshje revyale ndërmjet Përfaqësueses së Veteranëve të futbollit dhe ekipit të gazetarëve

sportivë, e cila u mbyll me rezultat 7:1, në të mirë të veteranëve.

Ky aktivitet u zhvillua në respekt të vlerave dhe kontributit të gazetarëve sportivë të viteve të 90-ta në promovimin e futbollit nën kushtet e okupimit serb.

Me këtë rast, FFK për gazetarët sportivë dhe fotoreporterët e viteve 90-ta ndau mirënjohje.

Gazetarët që u nderuan me mirënjohje janë si vijon: Blerim Vula, Xhavit Kajtazi, Gani Kosumi, Besim Kajtazi, Baki Berisha, Rexhep Hasani, Lulzim Shala, Afrim Pasjaqa, Izet Gjinovci, Musa Begu, Musa Alaj, Driton Latifi, Bekim Devaja, Bekim Aliu, Fazli Berisha, Blerim Vuniqi, Agim Kasapolli.

Fotoreporterët: Ilaz Bylykbashi, Ridvan Slivova, Bedri Skënderi, Isan Salihu, Avni Kahrimani, Tarik Pagarusha, Mirsad Krasniqi.

Post Mortum: Abas Dula, Burim Hatipi, Mustafë Leci, Muharrem Bulliqi, Besim Dobroshi, Gani Ajeti, Agim Binaku, Hivzi Krasniqi, Kemal Çarkaxhiu, Avni Shabani.

Mirënjohjet i ndanë, Ismail Ajeti, Sylejman Selimi, Edmond Rugova dhe Enes Shosholli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme