Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Kinë, shënuan rritje me 21,5 për qind në gjysmën e parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Ministria Tregtisë së Kinës, investimet huaja të drejtpërdrejta në vend arritën në 123,98 miliardë dollarë, duke u rritur me 21,5 për qind në bazë vjetore për periudhën janar-korrik.
Për periudhën në fjalë investimet nga Koreja e Jugut u rritën me 44,5 për qind, nga SHBA-ja me 36,3 për qind, nga Japonia me 26,9 për qind dhe nga Gjermania me 23,5 për qind.
Në anën tjetër, për të njëjtën periudhë investimet e drejtpërdrejta të Kinës jashtë vendit arritën në 65,06 miliardë dollarë, duke u rritur me 3,6 për qind në 7 muajt e parë. Investimet kundrejt vendeve në kuadër të Iniciativës Brez dhe Rrugë arritën në 11,87 miliardë dollarë duke u rritur me 5,1 për qind.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...