Ismael Bennacer mund të jetë ylli i ardhshëm që do të largohet nga Milani gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori algjerian ka pasur tre sezone mjaftë të mira te Rossonerët ku së fundmi u shpall edhe kampion i Italisë.
Por Milani mund ta humbas yllin e mesfushës, pasi gjiganti anglez Liverpool janë vënë seriozisht në ndjekje të tij, shkruan telegrafi.
The Reds kanë probleme në mesfushë dhe Bennacer pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajner gjerman Jurgen Klopp.
Mediat angleze kanë raportuar se Liverpooli po përgatitë ofertë prej 50 milionë euro në drejtim të Milanit për algjerianin.
24-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2024 dhe aktualisht fiton 1,5 milionë euro në sezon.
Në anën tjetër Liverpooli është gati t’i ofrojë pagë katër herë më të lartë dhe kjo bën që Bennacer të mendojë seriozisht kalimin në Anfield.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...