Zëvendësadmirali Viktor Sokolov ka konfirmuar raportimet e mediave se ai ka marrë detyrën e komandantit të flotës ruse në Detin e Zi pas një sërë pengesash.
Sokolov tha më 19 gusht se ai ishte caktuar për të marrë përsipër Flotën e Detit të Zi, pasi Igor Osipov, i u largua nga posti në fillim të kësaj jave, në një nga shkarkimet më të spikatura të një zyrtari ushtarak deri më tani, në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Ndryshimi vjen pas një serie shpërthimesh që tronditën Krimenë e aneksuar nga Rusia, e cila më herët ishte parë si një bazë e sigurt për pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës.
Osipov ka qenë në karrigen e nxehtë që nga prilli kur anija kryesore ruse në Flotën e Detit të Zi, Moskva, u fundos afër Krimesë.
Ukraina pretendoi se e goditi anijen me një sulm raketash.
Rusia tha se një zjarr shkaktoi një shpërthim municioni në bord dhe se anija u fundos në detin që pati stuhi, derisa po tërhiqej në port.
Sido që të jetë, fundosja e anijes u pa gjerësisht si një vështirësi për Kremlinin.
Në fund të korrikut, selia e flotës në qytetin e Krimesë të Sevastopolit u godit nga ajo që besohet se ishte një bombë e lëshuar nga një dron.
Edhe pse dëmi i sulmit nuk ishte serioz, autoritetet ruse anuluan ngjarjet që shënuan Ditën e Marinës më 31 korrik dhe në vend të kësaj vendosën nivelin më të lartë të kërcënimit terrorist në qytet.
Më 9 gusht, një bazë e forcave ajrore ruse në Krime u godit nga disa shpërthime.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka mohuar dëmtime serioze, por imazhet e marra nga satelitët perëndimorë treguan humbje të konsiderueshme të avionëve.
Agjencia e lajmeve dpa më 19 gusht citoi zyrtarë perëndimorë të thoshin se shpërthimet e fundit në Krime kanë nxjerrë jashtë veprimit më shumë se gjysmën e avionëve të Flotës së Detit të Zi të Marinës ruse dhe e kanë detyruar flotën të marrë një pozicion mbrojtës.
Agjencia ruse, TASS, citoi Sokolov të ketë thënë një grup oficerësh të marinës se flota po “përfundon me sukses” të gjitha detyrat e saj./rel/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...