Kurti i bën thirrje publike homologut spanjoll: Na ka borxh një vizitë

16:52 | 19 Gusht 2022
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, ka dhënë një intervistë për gazetën prestigjioze spanjolle, “El Pais”.

Përmes kësaj interviste, Kryeministri Kurti i bëri thirrje publike homologut të tij spanjoll, Pedro Sánchez, që ta vizitojë Kosovën,

“Pedro Sanchez na ka borxh një vizitë”, tha Kurti, duke shtuar se herën e fundit kryeministri spanjoll nuk e vizitoi Kosovën në turin ballkanik.

Kryeministri Kurti po ashtu vlerëson se Spanja duhet t’i bashkohet shumicës së shteteve anëtare të BE’së dhe NATO-s të cilat e njohin Kosovën.

“Spanja duhet t’i bashkohet shumicës së shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s, të cilat e njohin Kosovën. Nuk duhet të jetë pakicë. 22 nga 27 anëtarë të BE-së e njohin Kosovën, si dhe 26 nga 30 shtete anëtare të NATO-s. Spanja duhet t’i bashkohet shumicës.”

“Spanja duhet dhe do ta njohë Kosovën. E di që ka disa shqetësime që rasti i Kosovës mund të ngrejë në disa zona të Spanjës. Por, siç ka thënë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, kur fitoi çmimin Princi i Asturias: “Spanja nuk duhet të krahasohet kurrë me Serbinë, sepse Serbia kreu gjenocid në Kosovë”. Mendoj se pikërisht me njohjen e Kosovës, Spanja do të demonstronte se Katalonia dhe Vendi Bask janë krejtësisht të ndryshëm nga rasti ynë. Prandaj, do të ishte e dobishme që Spanja të na njohë. Në nëntor do të ketë një takim të Internacionales Socialiste në Madrid. Mezi pres të shkoj atje”, tha tutje kryeministri Kurti për El Pais./arbresh.info/

 

LEXO EDHE

Kurti: Spanja duhet dhe do ta njohë Kosovën

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme