Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për Zërin e Amerikës të dhënë të enjten, ka folur për procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për raportet në mes të dy shteteve.
Delawie ka treguar hapur për arsyen pse sipas tij presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i konvenon krijimi i tensioneve në Kosovë. Sipas diplomatit amerikan nga një gjë e tillë Vuçiq përfiton politikisht brenda në Serbi.
Në këtë intervistë, Delawie ishte pyetur edhe për takimin e nivelit të lartë Kurti-Vuçiq, duke thënë se shpreson që një zhvillim i tillë në Bruksel do të çojë në shtensionim të situatës.
“Sigurisht që shpresoj. Shumë varet nga veprimet e Beogradit – i cili e ka vënë veten në një pozicion për të kontrolluar tensionet. Fatkeqësisht, duket se Beogradi përfiton nga brenda duke shkaktuar tensione në Kosovë”, ka thënë Delawie.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...