Google ADS

Berisha: Rama kërkon të fitojë miliarda te afera e “Portit të Durrësit”

13:19 | 19 Gusht 2022
arbresh.info

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për gazetarët u ndal sërish tek Porti i Durrësit ndërsa u shpreh se Rama do të fitojë kërkon të fitojë miliarda ndërsa kreu i qeverisë nuk do ta gëzojë.

Sipas tij Porti i Durrësit është një aferë për të cilën janë shkelur të gjithë rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare të tenderimeve.

Berisha: Jane që të gjithë një abuzim i madh, një vjedhje e madhe dhe në mos gabohem në një takim para kësaj unë kam shprehur se afera e Portit të Durrësit është një aferë që vetëm toka është mbi 3 mld euro, pa llogaritur sipërfaqen e ndërtimit mbi të. Një aferë që Rama e ka ndërmarrë kryekëput për xhepat e tij, për pasurimin e tij. Një aferë për të cilën nuk është pyetur asnjë qytetar i Durrësit. Një aferë për të cilën janë shkelur të gjithë rregullat kombëtaret dhe ndërkombëtare të tenderimeve.

Një afere që nuk do realizohet. Një aferë që gjobit Shqipërinë me ndërtimin ndoshta 2 mld euro të një porti të ri se do Zoti Rama me anturazhin e tij të ndërtojë Dubain e vetë në portin e Durrësit. Pra ajo është afera më skandaloze në historinë e këtij vendi dhe ne po merremi po e ndjekim cdo ditë, por aferë si ajo unë rikujtoj këtu se nëse për velierën famoze filloi në 2016 dhe nuk po përfundon.

Aty nëse tek veliera fitimi është disa milionë, në portin e Durrësit është disa miliard dhe nuk do ta humbasë, por nuk do ta fitojë kurrë. Asnjë pushtues nuk i ka lejuar vetes një qëndrim të tillë. Asnjë pushtues nuk ka marrë mundimin të asgjësoje portin e Durrësit, përveç faktit që ky port është strategjik për vendin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme