Britania do të përballet me “krizë humanitare” gjatë këtij dimri, kur familjet me të ardhura të ulëta do të përballen me fatura të shtrenjta të energjisë dhe kjo mund të shkaktojë probleme serioze fizike dhe mendore, tha një grup lobues për kujdesin shëndetësor.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, u ka rezistuar thirrjeve që të ofrojë më shumë mbështetje për amvisëritë që përballen me fatura të shtrenjta të energjisë. Ai ka insistuar se Qeveria do t’ia lë këto vendime të mëdha fiskale kryeministrit të ri që do të marrë mandatin në shtator.
“Shteti po përballet me krizë humanitare”, tha Matthew Taylor, shef i Konfederatës së Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë. Kjo konfederatë përfaqëson të gjithë organizatat e kujdesit shëndetësor në vend.
“Shumë njerëz do të përballen me zgjedhje të vështira dhe do të detyrohen të zgjedhin që të heqin dorë nga një vakt ushqimor për të ngrohur shtëpitë e tyre dhe do të përballen me të ftohtin dhe me kushte të pakëndshme”, tha ai përmes një deklarate.
Situata mund të shkaktojë edhe shpërthime të sëmundjeve të frymëmarrjes, të shëndetit mendor dhe të përkeqësojë jetën e fëmijëve, por edhe mund të rrisë presionin ndaj sistemit veçse të ngarkuar shëndetësor, tha Taylor.
Zëdhënësi i Departamentit të shëndetësisë në Britani tha se Qeveria në maj ka ndihmuar amvisëritë me 44 miliardë dollarë, që janë pjesë e një pakoje të ndihmës për jetesën, por edhe për të rritur kapacitetet e sistemit shëndetësor.
Faturat mesatare të energjisë për amvisëritë në Britani – që përfshijnë edhe faturat për gaz dhe elektricitet – mund të rriten për 4.000 funte, teksa inflacioni në korrik u rrit në mbi 10 për qind.
Pasi po përballet me presion të madh, Qeveria e Johnsonit tha javën e kaluar se është duke punuar në një pako të ndihmës për amvisëritë, të cilën kryeministri i ri që do ta shqyrtojë, por partia opozitare laburiste po kërkon që Parlamenti të ngrijë shtrenjtimin e faturave të energjisë. /rel
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...