Google ADS

Policia po e kërkon të dyshuarin për fajde, kërkohet ndihmë për kapjen e tij

11:35 | 19 Gusht 2022
K.B

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• BESNIK (Bajram) LAJQI i lindur me 07.04.1984 në Malaj- Rugovë.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

• “Fajde” dhe
• “Detyrim”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme