Google ADS

Arrestohet një person në Obiliq për zjarr vënie të pa qëllimshme

08:35 | 19 Gusht 2022
K.B

Është arrestuar një person pasi i kishte vënë zjarrin barit në arën e tij, ku si pasojë janë dëmtuar edhe disa fidanë në arën afër saj.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Obiliq 18.08.2022 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ia kishte vënë zjarrin barit të thatë në arën e tij. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar disa fidanë në arën afër saj. Deri me tani nuk dihet se cili është pronari i pronës së dëmtuar. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /abresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme