“Ora e drejtësisë ka ardhur dhe ora e shqiptarë nuk ndalet më dhe se shtatori do të jetë një pranverë e demokracisë dhe përmbysjes së këtij regjimi hajdutokrat”, kështu u shpreh kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një bashkëpunimi të zhvilluar me strukturat në Elbasan.
I ashpër ishte qëndrimi i Metës për mungesën e krijimit të mundësive të transparencës dhe konkurrencës, ndërsa theksoi se politikat e ndjekura janë jo vetëm shpopulluese, por shfarosëse.
“Shqetësimi është i madh për të indeksuar PPP me kosto të 3 apo 4-fishuara nga ana e qeverisë dhe klientëve të saj, por për të indeksuar pagat nuk ka asnjë angazhim nga ana e qeverisë. Ju do të shikoni se çfarë ndodh me inceneratorët, një aferë e tmerrshme. Futen tek AZHBR, në çdo sektor, edhe kur janë në hetim hyn garant qeveria që tu vihen në garant pronat shtetit që këta marrin kredi dhe ti çojnë lekët tek kompania mëmë në Holandë, ndërkohë kompania mëmë duhet të investonte këtu. Kjo tregon që ka rënë shteti. Këtë e tregon edhe afera e Portit të Durrësit, Porti i Vlorës dhe shumë skandale që kanë dalë dhe dalin në mënyrë të vazhdueshme.
Këto si zgjidhje shohin eliminimin e pluralizmit, i opozitës dhe mediave të lira të pavarura që të përjetësohet ky sistem korruptiv antikombëtar që ka cënuar interesat kombëtare si vend, të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi që ka penguar për një kohë të gjatë integrimin në BE. Unë besoj se do ti japin përgjigjen e duhur kësaj sfide. Partia e Lirisë është e përgatitur për misionin e saj dhe të gjithë opozitës, për të triumfuar mbi rrënojat e një qeverie që ka rënë, por kërkon ngritjen e opozitës dhe të gjithë qytetarëve për një aleancë. Në kemi dalë në mënyrë të qartë që zgjidhja është referendum, jo thjesht ndërrimi i qeverisë, por ndërrimi i sistemit. Referendumi është zgjidhja sepse i kthen popullit fuqinë, sepse ky është investitori më strategjik. Ora e drejtësisë ka ardhur dhe ora e shqiptarë nuk ndalet më dhe se shtatori do të jetë një pranverë e demokracisë dhe përmbysjes së këtij regjimi hajdutokrat”, tha Meta.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...