Google ADS

Grenell: Po të ishin Thaçi dhe Trump në pushtet, kosovarët do të udhëtonin pa viza

19:02 | 18 Gusht 2022
K.B

Ish-emisari i ShBA-së për Kosovë, Richard Grenell, ka vazhduar kritikat e tij kundrejt kryeministrit aktual, Albin Kurtit.

Grenell, përmes Twitterit zyrtar të tij, ka thënë se nëse ish-presidentët Hashim Thaçi dhe Donald Trump do ishin ende në pushtet, qytetarët e Kosovës do të lëviznin pa viza.

“Populli i Kosovës meriton një lider që punon me SHBA-në dhe BE-në për të sjellë zhvillim dhe normalizim ekonomik. Kosova do të udhëtonte pa viza deri tani – nëse Thaçi dhe Trump do të ishin ende në detyrë. Ndaloni debatin dhe punoni drejt marrëveshjeve!” shkroi Grenell.

Ky shkrim i tij vjen pak minuta pasi i njëjti kritikoi Kurtin për hedhjen poshtë të çdo ideje të presidentëve amerikanë.

“Rikujtim, Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që presidentët amerikanë i kanë dhënë Kosovës. Të dy presidentët, ai demokrat dhe ai republikan. Ky është vetëm një fakt”, shkroi më herët Grenell. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme