Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur në takim Këshilltaren Tregtare nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Kosovë, Gözde Eroĝlu, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin ndërinstitucional si dhe atë në mes bizneseve të dy vendeve.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen ide konkrete për lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë, duke tërhequr investimet e huaja direkte në vendin tonë si dhe për mbështetjen e bizneseve vendore për të investuar në shtetin turk.
Gjithashtu, Kryetari Rafuna dhe Këshilltarja Eroĝlu, u zotuan që përmes këtij bashkëpunimi të ndërsjellë të organizojnë takime B2B, panaire, konferenca dhe forume të përbashkëta ekonomike për rrjetëzimin e kompanive nga Kosova dhe Turqia.
“Bizneset nga Turqia kanë qenë ndër investitorët e parë në Kosovë dhe tanimë kanë përvojë me tregun kosovar. Do të kërkojmë mënyra që t’i rrisim investimet dhe bashkëpunimin në mes bizneseve të dy vendeve tona”, u shpreh Kryetari Rafuna.
Të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi të thellohet edhe më tej përmes takimeve të vazhdueshme ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe atyre të Turqisë, Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë si dhe të protagonistëve tjerë relevantë. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...