Google ADS

Aktakuzë kundër tre personave për shmangie nga pagesat doganore, konfiskohen 42 telefona dhe pajisje të tjera teknologjike

11:17 | 18 Gusht 2022
E.H

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: S.E., Y.E., dhe R.E., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” nga neni 312 paragrafi 3 lidhur paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, prej datës së pavërtetuar deri më datë 02.02.2022, në Prizren, të pandehurit S.E., Y.E., dhe R.E., duke vepruar në bashkëveprim, në lokalet e tyre N.T. “ E.T.”, D.P.T. “S.T.” dhe “G.S.”, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete iu shmangen pagesës së tarifave doganore, kryejnë bartjen e mallrave të ndryshme si: telefona mobil të markave të ndryshme, Usb, Sony Playstation, Hard Disk, kamera sigurie, orë dhe pjesë të telefonave, të cilat mallra i kanë futur në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës, duke iu shmangur deklarimit në Doganën e Kosovës, e të cilat mallra më pas i fshehin në lokacione në ndryshme.

Pastaj, këto mallra ia shesin tregtarëve të ndryshëm në qytete të ndryshme të Kosovës, duke përfituar shuma të konsiderueshme materiale në vlerë të parave, me të cilat veprime kanë bërë shmangie nga pagesat e detyrueshme doganore dhe e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerë prej 17,028.50 euro.

Me këtë rast, nga tre të akuzuarit janë sekuestruar:

Dyzet e dy telefona mobil të markave të ndryshme si: iPhone, Samsung Galaxy, Nokia etj., si dhe një numër i konsiderushëm i pajisjeve të tjera të teknoligjisë si: Usb, Sony Playstation, Hard Disk, kamera sigurie, orë etj.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe sendet e sekuestruara të konfiskohen në pajtim me nenin 312 paragrafin 6 të Kodit Penal dhe lidhur me nenin 115 paragrafi 2, të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. ​/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme