Dje Stacionet Policore Pejё dhe Klinё, gjatё aktiviteteve Policore, kanё arrestuar pesё (5) persona pёr vepra tё ndryshme penale.
Stacioni Policor Pejё, rreth orёs 14:00, ёshtё njoftuar pёr tё shtёna me armё ne fshatin Shtupeq i madh –Rugovё, Policia menjëherë iu ёshtё përgjigjur vendit tё ngjarjёs, me autorizimin e prokurorit tё shtetit ёshtё bёrё bastisja e shtёpive dhe objekteve pёrcjellёse, gjatё bastisjёs i dyshuari i dytё ka penguar personat zyrtar nё kryerjen e detyrёs zyrtare, i njëjti ёshtё arrestuar pasi qe ka kryer vepёr penale.
Stacioni Policor Klinё, rreth orёs 22:00, ёshtё njoftuar ne nё fshatin Rixhevё, nё njё aheng ka tё shtёna me armё, patrolla se bashku me Njёsinё pёr Reagim tё Shpejtё (NJRSH), i ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs, nga personi i dyshuar ёshtё sekuestruar arma, dhe i njejti ёshtё arrestuar.
Stacioni Policor Pejё, rreth orёs 23:55, ёshtё njoftuar se nё rrugën “ Enver Hadri”, ka tё shtёna me armё, njёsitet relevante menjёhere janё pёrgjigjur rastit, ёshtё arrestuar personi i dyshuar tek i cili ёshtё gjetur arma me tё cilёn dyshohet se ka shtёnё, tek i dyshuari tjetёr gjatё kontrollit ёshtё gjetur dhe konfiskuar njё sasi e substancёs sё dyshuar narkotike (marihuanё), i dyshuari ёshtё arrestuar.
Tek personat e dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar:
• Një (1) Armё pistoletë e tipit Zoraki
• Njё (1) Karikator të së njëjtës armë
• Një (1) Armё pistoletë e tipit ISS cal 9mm
• Tridhjetё e dy (32) fishekё tё cal 9mm
• Dy (2) gёzhoja
• Pesё (5) gёzhoja cal. 7.62x25mm
• Substancё e dyshuar (marihuanё)
Me vendim tё prokurorit tё shtetit pas intervistimit, tre (3) nga personat e dyshuar dёrgohen nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa dy (2) janё liruar nё procedurё te rregullt. /arbresh.info/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...