Ymeri paralajmëron këto ujdi në Bruksel: Kurti të insistojë në marrëveshje përfundimtare

08:56 | 18 Gusht 2022
A Z

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk do të kthehen nga Brukseli pa nënshkruar një ujdi, qoftë edhe të pjesshme.

Ai shtoi se në Bruksel do të ketë marrëveshje për çështje e targave dhe një deklaratë për të pagjeturit si zotim i të dy liderëve për të vazhduar përpara me dialogun.

Sipas Ymerit, nëse përfshihen ShBA-të në dialog, gjasat janë të mëdha për njohje reciproke, ndryshe nuk mund të ketë përparim në këtë proces.

“Unë mendoj se mund të ketë marrëveshje të pjesshme për çështje të caktuara veçanërisht ato që kanë nxitur një situatë problematike kohëve të fundit që e lidhur me dokumentet e udhëtimit targat”, tha ai për eo

“…mendoj se dy gjëra gjëra mund të dalin nga ai takim e para është që do të ketë mbase një marrëveshje se si do të vazhdojnë me çështjen e targave për të cilën ka kohë që është duke u diskutuar. Dhe është folur që mund të ketë një deklaratë të përbashkët për çështjen e të pagjeturve”, ka shtuar Ymeri.

“Mendoj se mund të kemi një lloj zotimi mbase të dy liderëve sesi do të ecim përpara në procesin e dialogut. Marrëveshje të shpejtë nuk mund të ketë. Mendoj që interesimi i vendeve perëndimore ekziston dhe ShBA-së që të kemi një proces të përshpejtuar të dialogut dhe të arrijmë një marrëveshje. Kjo varet edhe prej nivelit të përfshirjes së ShBA-së. Nëse ShBA janë të përfshira në dialog mendoj që gjasat janë që të arrijmë më shpejt nëse jo nuk shoh një përparim të shpejt në dialog”.

Sipas tij, dialogu është në nivel teknik, andaj Kosova duhet vazhdimisht të insistojë për marrëveshje përfundimtare, prandaj edhe kryeminsitri Kurti duhet të insistojë në këtë.

“Mendoj që ShBA ka qenë përherë e përfshirë. Natyrisht pa to nuk mund të ketë një zgjidhje sepse nuk ka një instancë tjetër pushteti e cila do të mund të luante edhe rolin e garantuesit të zbatimit të marrëveshje siç mund ta bëjnë ShBA. Dialogu është në nivel teknik dhe mendoj që Kosova duhet të insistojë vazhdimisht që të flitet për marrëveshje përfundimtare dhe kemi dëgjuar që edhe kryeministri Kurti do ta ketë si qëndrim të vetin në Bruksel që të flasim për elementet e marrëveshjes përfundimtare. Të gjitha mospajtimet që i kemi për sa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve e deri te çështja e energjisë”, tha Ymeri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme