Google ADS

Aksident me vdekje në Peshkopi, arrestohet shoferi 69-vjeçar

08:46 | 18 Gusht 2022
A Z

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Policia raporton se një këmbësor është aksidentuar për vdekje nga një makinë. Edhe pse kanë kaluar disa orë që nga ngjarja e rëndë viktima ende nuk është identifikuar.

Policia ka arrestuar shoferin H.V 69-vjeç banues në Peshkopi.

Njoftimi:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 69 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në vendin e quajtur “Kuben”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një këmbësor ende të paidentifikuar. /abcnews.al/

Të ngjashme