Google ADS

Koreja e Jugut kërkon bisedime pas lëshimit të raketave nga Veriu

07:55 | 18 Gusht 2022
E.H

Bisedimet me Korenë e Veriut nuk duhet të jenë për shfaqje politike, por të kontribuojnë në vendosjen e paqes.

Kështu u shpreh presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, vetëm disa orë pasi Koreja e Veriut lëshoi ​​dy raketa detare, shkruan Reuters.

Yoon përsëriti gatishmërinë e tij për të ofruar ndihmë ekonomike në faza për Korenë e Veriut, nëse ajo i jep fund zhvillimit të armëve bërthamore dhe fillon denuklearizimin.

“Çdo dialog ndërmjet liderëve të Jugut dhe Veriut, apo negociata ndërmjet zyrtarëve të nivelit të punës, nuk duhet të jetë një shfaqje politike, por duhet të kontribuojë në vendosjen e paqes thelbësore në gadishullin Korean dhe në Azinë Verilindore”, theksoi presidenti.

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa detare në det mëngjesin e së mërkurës, sipas zyrtarëve të Koresë së Jugut, në testin e parë të armëve të Phenianit që nga fillimi i muajit të kaluar.

Lëshimi i këtyre raketave vjen teksa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara nisën përgatitjet për stërvitjet e përbashkëta ushtarake që do të mbajnë nga 22 gushti deri më 1 shtator.

Koreja e Veriut ka pritur me zemërim njoftimin për këto stërvitje, pasi i konsideron si stërvitje për pushtim./euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme