Pavarësisht thashethemeve që e lidhin atë me një lëvizje te Barcelona, duket se Bernardo Silva do të mbetet te Manchester City.
Me vetëm dy javë të mbetura deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës, gjigantët anglezë kanë përjashtuar një shitje të mundshme duke qenë se ylli portugez është një nga lojtarët më të mirë të Pep Guardiolës.
City kurrë nuk ka qenë plotësisht i interesuar për të shitur Silvën.
Megjithatë, Guardiola e bëri të qartë në fillim të verës se klubi nuk do të mbante një lojtar që nuk donte të qëndronte.
Këto deklarata erdhën pasi u bë e ditur se Barcelona ishte e interesuar për nënshkrimin e portugezit. /GE/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...