Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka mbajtur konferencë për media me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit në Bruksel.
Kurti bëri të ditur se është i i përkushtuar për zhvillim ekonomik
“Institucionet dhe qytetarët e Kosovës në situatën aktuale kanë arsye të jenë vigjilentë ndaj qasjes distrikteve të fqinjit tonë verior ndaj Kosovës dhe rajonit në përgjithësi nën agjendën përcaktuese të Rusisë për Evropën dhe Ballkanin. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për zhvillimin ekonomik për të mirën e qytetarëve tanë, demokracinë dhe të drejtat e pakicave, sigurinë për të gjithë dhe mbrojtjen për të gjithë, pra për sundimin e ligjit dhe kushtetutshmërinë”, tha Kurti.
Kurti i’a bëri të ditur Sekretarit Gjeneral të NATO-s se e mirëpret mbështetjen për ruajtjen e paqes.
“I dashur, zoti Stoltenberg, Republika e Kosovës si gjithmonë mirëpret mbështetjen tuaj, por mbi të gjitha përkushtimin tuaj për paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në rajonin tonë. Qëndrojmë të fortë, dhe së bashku”, deklaroi Kurti në konferencë./arbresh.info/
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së