Teksa në bursat ndërkombëtare vijon rënia e çmimit të naftës, ish-presidenti shqiptar Ilir Meta e akuzoi kryeministrin Rama se përmes Bordit të Transparencës po vjedh shqiptarët.
Ish-presidenti kërkoi shkrirjen e këtij organi dhe heqjen e disa prej taksave, nisma që, sipas tij, i kanë ndërmarrë të gjitha vendet e rajonit, përveç Shqipërisë.
“Jemi këtu për t’i thënë ndal kësaj rrjepjeje. 221 lekë aktualisht në Shqipëri, 170 lekë në Maqedoni, 160 lekë në Mal të Zi. Kudo merren masa për të mbrojtur konsumatorët. Vetëm këtu punohet në funksion të krye oligarkut”, tha Meta.
“Është një krye aferë shumë e rëndë dhe nuk e kemi problemin nga Greqia, në këtë çështje e kemi vetëm nga Edi Rama. Kjo aferë do e marrë në fund të detit”, shtoi ai.
Për këtë çështje, Meta tha se pak ditë përpara dorëzimit të detyrës së presidentit kishte vënë në dijeni edhe parlamentin, duke ia bërë të qartë 140 deputetëve, përmes provave, dëmin e madh që, sipas tij, kreu i qeverisë po i bën vendit. /Tvklan/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë