Presidenti i SHBA, Joe Biden ka nënshkruar një projekt-ligj prej 700 miliardë dollarësh (579 miliardë paund) që synon të luftojë ndryshimet klimatike dhe kostot e kujdesit shëndetësor, duke rritur taksat kryesisht për të pasurit, shkruan BBC.
Projektligji, i quajtur “Akti i Reduktimit të Inflacionit”, është një arritje e madhe legjislative për demokratët përpara zgjedhjeve afatmesme. Projektligji kaloi Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin javën e kaluar me mbështetjen e çdo demokrati dhe asnjë republikani.
Presidenti e përshëndeti projektligjin ndërsa e nënshkroi të martën si “pjesa e fundit” e agjendës së tij të brendshme.
“Me këtë ligj, populli amerikan fitoi dhe interesat e veçanta humbën,” tha Biden nga Shtëpia e Bardhë.
“Sot ofruam prova të mëtejshme se shpirti i Amerikës është i gjallë”, shtoi Biden.
Nga kjo paketë, 375 miliardë dollarë janë për të luftuar ndryshimet klimatike – investimi federal më i rëndësishëm në histori në këtë çështje.
Një analizë nga shkencëtarët e “Climate Action Tracker” thonë se projektligji do të zvogëlojë ngrohjen globale në të ardhmen “jo shumë, por as në mënyrë të parëndësishme”.
Paketa gjithashtu i lejon qeverisë të negociojë çmime më të ulëta për disa ilaçe me recetë të ofruara sipas programit të të sigurimit shëndetësor “Medicare” për ata mbi 65 vjeç.
Pavarësisht se quhet Akti i Reduktimit të Inflacionit (IRA), paketa do të ketë zero ndikim të matshëm në inflacion, sipas një analize nga Modeli i Buxhetit Penn Wharton, një grup ekonomistësh dhe shkencëtarësh të të dhënave në Universitetin e Pensilvanisë./BBC
Hamza përmbyll ciklin e punëtorive për program, merr sugjeri...
Aivo Orav: Vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin konsen...
Shefi i BE-së në Kosovë: Borell ka rekomanduar heqjen e masa...
Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia kërcënon...
Raporti i BE-së për Kosovën, Bislimi: Tregon se Qeveria ka v...
Ambasadori rus kërkesë OKB-së ta obligojnë Kosovën për theme...