Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë reaguar pas lajmit se Agjencia Kundër Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar përmes kompanisë së tij të regjistruar në Mal të Zi.
Kryetarja e Forumit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci.
Lushaku ka thënë se hapja e hetimeve, por edhe përfshirja e një ambasadori të Kosovës në skandale ndërkombëtare financiare, dëmtojnë rëndë imazhin e vendit tonë.
“Agjensioni Anti-Korrupsion sot ka dorëzuar përfundimisht kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj; mbi faktet shokuese të bëra publike muaj me parë. Kallëzimi penal është përfundim logjik ndaj një skandali të fshehjes së të hyrave prej gjysmë milioni.
Hapja e hetimeve, por edhe përfshierja e një ambasadori të Kosovës në skandale ndërkombëtare financiare, dëmtojnë rënd imazhin e vendit tonë, rrjedhimisht e bëjnë të pamundur përfaqësimin e shtetit.
Prandaj, deri në përfundimin e rastit në fjalë, kërkojmë shkarkimin e Abasadorit Martin Berishaj; siç dhe kërkojmë sqarimin e secilit zyrtar publik, që në fillet e shpërthimit të këtij skandali, kishin garantuar dhe marrë në mbrojtje ambasadorin në fjalë”, shkruan ajo.
Që kur fillimisht, mediumi slloven “TV Planet” raportoi për dyshimet ndaj tij, përkundër se afera mori vëmendje shumë të madhe, Martin Berishaj, ka folur vetëm një herë, ku ka thënë se “Shpifjet nuk kalojnë!”.
Sipas reagimit të atëhershëm të ambasadorit të Kosovës në Kroaci gjithçka çfarë kanë transmetuar televizioni slloven dhe më pas mediat në Kosovë është për fushatë parazgjedhore në Slloveni, meqë në ditën kur e bëri reagimin nuk ishin zhvilluar ende ato.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani kishte thënë se i beson deklaratës që ai e kishte dhënë në një status në Facebook, ku kishte paralajmëruar padi ndaj medieve sllovene./arbresh.info/
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot