Balluku: Shmangni ndriçimin e panevojshëm kur nuk jeni në shtëpi

12:05 | 17 Gusht 2022
A. B.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri Belinda Balluku ka dhënë një mesazh drejtuar qytetarëve për kursimin e energjisë elektrike. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Balluku u bën thirrje qytetarëve që të shmangin ndriçimin e panevojshëm kur nuk janë në shtëpi.

“Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia, sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm kur nuk jeni në shtëpi”, shkruan Balluku.

Edhe Kryeministri Rama deklaroi më 29 korrik se kriza energjitike ka prekur të gjithë botën, duke theksuar se do jetë tepër e vështirë për Shqipërinë që të gjejë sasinë e nevojshme për të përballuar të gjitha nevojat. /arbresh.info/

Të ngjashme