Falsifikoi materialet zgjedhore të 25 prillit, kapet në Qafë Thanë numëruesi i votave i shpallur në kërkim

11:48 | 17 Gusht 2022
A. B.

Policia ka njoftuar sot arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim pasi falsifikoi materialet zgjedhore në zgjedhjet e datës 25 prill 2021 në Shqipëri.

Sipas policisë, 35-vjeçari, banues në Librazhd, numërues votash është vënë në pranga në pikën kufitare të Qafë Thanës.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtoria e Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, thotë policia.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë) që kanë patur si detyrë numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore”, ka shtuar policia.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme