Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe pranë memorialit të djalit të ndjerë të presidentit Joe Biden, Beau.
Haradinaj ka ndarë disa fotografi në facebook, ku ka shkruar se Beau Biden do të jetë çdoherë pjesë e kujtesës historike të Republikës së Kosovës.
”Beau Biden shërbeu në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, vlera të përbashkëta të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke nderuar sot shërbimin e tij në ofrimin e paqes dhe lirisë për vendin tonë, Beau do të jetë gjithmonë pjesë e kujtesës historike të Republikës së Kosovës, tha ai.
Jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj secilit amerikan që ka shërbyer në Kosovë, falënderues Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe lidershipit të Presidentit Biden drejtë paqes dhe prosperitetit në Ballkan”, ka shkruar i pari i AAK-së. /arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës