Shiste armë të ftohta, arrestohet pejani

09:34 | 17 Gusht 2022
A. B.

Policia ka arrestuar një burrë nga Peja, pasi i njëjti shiste armë të ftohta si shitës ambulant në treg.

Sipas raportit të Policisë, atij i janë sekuestruar 105 thika të llojeve të ndryshme, tri shufra metalike, 11 boksa të hekurit dhe katër sprej.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Qarshia e Gjatë, Pejë 16.08.2022 – 09:20. Një mashkull kosovar është arrestuar pasi nga i njëjti janë sekuestruar 105 thika të llojeve të ndryshme, 3 shufra metalike, 11 boksa të hekurit dhe 4 sprej që i dyshuari ishte duke i shitur si shitës ambulant në treg. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Një mashkull kosovar është arrestuar pasi nga i njëjti janë sekuestruar 41 thika të llojeve të ndryshme, shufër metalike dhe 6 boksa të hekurit që i dyshuari ishte duke i shitur si shitës ambulant në treg. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”,thuhet në raport. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme