Reperi Noizy mbajti koncertin e tij të parë më të madh të karrierës së tij.
Në një intervistë për Euronews Albania, reperi e cilësoi një ëndërr të bërë realitet koncertin Alpha Show, ku u shitën mbi 18 mijë bileta duke tejkaluar çdo event tjetër.
Ai tha se kostoja e koncertit, ku ishte i vetmi sponsor gjeneral, ishte mbi gjysmë milioni euro, shifër që siç tha e kishte vendosur që nga fillimi, pavarësisht si do shkonte.
“Ishte një shifër mbi gjysmë milionë euro, isha sponsor gjeneral vetë se nuk kishte njëri ta merrte përsipër. Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj. E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajta të humbura ato para pavarësisht si do shkonte”, tha këngëtari.
I pyetur nga gazetarja nëse i ka marrë mbrapsht ato para me koncertin, këngëtari tha se ende nuk e di se sa ka fituar ndërsa theksoi se për momenti ka ndërmend të largohet për të pushuar pas impenjimit me Alpha Show.
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...