Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se kanë ndarë 44 milionë dollarë ndihmë urgjente për krizën ushqimore në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në Jemen thuhet se “44 milionë dollarë janë ndarë për përpjekjet emergjente të ndihmës humanitare në Jemen”.
Gjithashtu thuhet se qëllimi i ndihmave është të arrijë tek “1.700.000 njerëz që kanë më shumë nevojë për ndihmë humanitare”, të cilët jetojnë në 17 nga 22 rajonet e Jemenit.
Duke theksuar se siguria ushqimore po bëhet gjithnjë e më e keqe në Jemen, në njoftim thuhet se ndihma humanitare “do të përdoret për të shpëtuar jetën e shumë jemenasve”.
Lufta civile dhe kriza humanitare në Jemen
Rreth 377 mijë njerëz humbën jetën në konfliktet që vazhdojnë prej vitesh në Jemen.
Kriza humanitare që është rritur për shkak të luftës civile në Jemen, e cila është ndër vendet më të varfra në botë, ka marrë përmasa alarmante.
Duke theksuar se ka nevojë për fonde për përpjekjet e ndihmës humanitare në Jemen, OKB paralajmëron se puna e tyre është ndërprerë për shkak të pamjaftueshmërisë financiare.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...