Ura e Krimesë, e cila lidh Krimenë dhe Rusinë, ka përjetuar trafik rekord në orët e fundit, derisa njerëzit nxitojnë të largohen.
Ura u hap në vitin 2018, katër vjet pasi Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë.
Lëvizja e dukshme e njerëzve erdhën pasi u zbulua se një depo municioni kishte shpërthyer në afërsi të qytetit Dzhankoi mëngjesin e sotëm, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Sky News ka mësuar se goditja është kryer nga forcat speciale ukrainase, megjithëse nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar për këtë.
Ndërkohë, autoritetet e instaluara nga Rusia thonë se udhëtimet e trenave janë ndalur pasi linjat hekurudhore pësojnë dëmtime për shkak të goditjeve në të gjithë Krimenë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...