Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj vizitën e tij të parë zyrtare jashtë shtetit, është duke e zhvilluar në Kosovë.
Pas takimit me krerët e institucioneve dhe krerët opozitarë, Begaj nuk ka arritur të takohet me prijësit e LDK-së, si rezultat i mospajtimeve për lokacionin.
LDK, sot doli me një reagim publik ndaj Presidentit Begaj, duke thënë se ai refuzoi ta takojë kryetarin Lumir Abdixhiku në selinë qendrore të partisë, duke kërkuar që ky takim të zhvillohej në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
Begaj, në një intervistë për RTK-në, ka thënë se pas ftesës që i kishte bërë drejtuesve të LDK-së për një takim në Kuvend, sikurse me drejtues të partive të tjera, ka marrë një përgjigje nga partia.
Në këtë përgjigje, sipas Begajt, thuhej se ai ishte i mirëpritur në godinën e LDK-së, duke refuzuar kështu një takim në Kuvend.
“Unë jam president i RSH dhe erdha në Kosovë për të biseduar si vëllai me vëllain, si me familjen time. Këto takime doja t’i mbaja në tempullin politik, që është kuvendi i atij vendi. Ftesa ime ka qenë mjaft e sinqertë për të gjitha partitë politikë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas përgjigjes së LDK-së dërguar te stafi im, thuhej se presidenti RSH është i mirëpritur në godinën e LDK-së”, tha Begaj.
Begaj ka thënë se synonte t’i takojë të gjithë prijësit e partive shqiptare në një tavolinë, por ka thënë se kjo qe e pamundur prandaj i ka takuar ndaras.
“Ftesa ishte nga ana jonë, takimet ishin të paracaktuara. Erdha në Kosovë me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës. Doja që partitë politike shqiptare t’i takoja të bashkuara, në një tavolinë, nuk arrita dot, i takova ndaras”, deklaroi Begaj.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...