Një anije ukrainase e ngarkuar me 23.000 tonë drithë është nisur nga një port i Detit të Zi më 16 gusht për në Etiopi.
Kjo është dërgesa e parë e këtij lloji, pjesë e një programi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar vendet që përballen me rrezikun ndaj urisë.
Anija që mban një flamur libanez u nis nga porti ukrainas i Yuzhne, në lindje të Odesës, më 16 gusht, sipas Ministrisë së Infrastrukturës së Ukrainës.
Sipas raportimeve të mëparshme që citonin një guvernator rajonal thanë se anija ishte nisur më 14 gusht.
Megjithatë, anija në fakt qëndroi në port për arsye të paparalajmëruara.
Anija do të lundrojë për në portin e Xhibutit, ku drithi do të shkarkohet dhe do të transferohet në Etiopinë fqinje nën iniciativën e Programit Botëror të Ushqimit (WFP).
“Ministria e Infrastrukturës dhe Kombet e Bashkuara janë duke punuar në mënyrë që të rrisin furnizimet ushqimore për seksionet sociale të cenueshme të popullsisë afrikane”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Eksportet e drithërave të Ukrainës u pezulluan pasi Rusia pushtoi vendin dhe mbylli portet e Detit të Zi, duke rritur çmimet globale të ushqimeve dhe duke ngritur shqetësime për mungesat e mundshme në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan një marrëveshje në fund të korrikut që i ka lejuar Ukrainës të rifillojë eksportin e grurit përmes porteve të saj të Detit të Zi, pavarësisht luftës me Rusinë.
Etiopia është një nga pesë vendet që OKB-ja i konsideron të rrezikuara nga uria.
Sipas Programit Ushqimor Botëror, dërgesa përbënte “një moment të rëndësishëm” në përpjekjet për të eksportuar drithin ukrainas jashtë vendit dhe në vendet më të prekura nga kriza globale e ushqimit.
“Hapja e porteve të Detit të Zi është gjëja e vetme më e rëndësishme që mund të bëjmë tani për të ndihmuar të uriturit në botë”, tha drejtori ekzekutiv i WFP-së, David Beasley.
“Do të duhen më shumë se anijet e drithit nga Ukraina për të ndalur urinë në botë, po të paktën me rikthimin e grurit ukrainas në tregjet globale, ne kemi një shans për ta ndalur këtë krizë globale të ushqimit që të rritet edhe më tej”, shtoi ai.
Që nga marrëveshja e 22 korrikut, deri më tani 17 anije janë nisur nga portet e Ukrainës me më shumë se 475.000 ton produkte bujqësore./rel/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...