Rastet pozitivë me COVID në Shqipëri janë rritur sërish, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 712 persona, ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë ka kryer 1952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 712 qytetarë, në këto bashki:
237 në Tiranë, 38 në Vlorë, nga 33 qytetarë në Fier, Lushnje, 31 në Durrës, 25 në Shkodër, 24 në Elbasan, 18 në Sarandë, 17 në Lezhë, nga 15 qytetarë në Korçë, Devoll, 14 në Gjirokastër, 12 në Berat, nga 11 qytetarë në Krujë, Kavajë, nga 10 qytetarë në Himarë, Kuçovë, 9 në Kamëz, nga 8 qytetarë në Kurbin, Bulqizë, Divjakë, Maliq, Peqin, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Vorë, Mallakastër, Selenicë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Delvinë, Përmet, Dimal, Gramsh, nga 5 qytetarë në Mat, Skrapar, nga 4 qytetarë në Vau i Dejes, Mirditë, Patos, Librazhd, nga 3 qytetarë në Kukës, Tropojë, Dibër, Këlcyrë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, 2 në Pukë, nga 1 qytetar në Shijak, Klos.
Gjithsej janë 3,490 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë Shqipërinë, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë.
Viktimat janë një qytetar nga Tirana 73 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 77 vjeç.
Janë shëruar 551 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin në 315,542 që nga fillimi i epidemisë./tch/
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...
“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fitues...
ShBA pritet t`i shesë Tajvanit armatime të reja
Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit...