Ka reaguar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në Facebook ndaj ministrit serb për komunitete dhe kthim, Goran Rakiç duke thënë “Ose le ta njohë pavarësinë e Kosovës ose le të del të flet “përtej gardhit””.
Kjo ngase Rakiç në një konferencë për media në Beograd tha se ambasadorët e QUINT-it u kanë kërkuar pjesëtarëve të komunitetit politik serb “ta njohin pavarësinë e Kosovës” dhe se ata e kanë refuzuar kërkesën në fjalë.
Kjo gjë zgjoi indinjatën e Llavdrovcit, i cili kryeministrit Albin Kurti iu drejtua me “Albin a s’po sheh a s’po don me pa”, derisa kërkoi shkarkimin e tij.
“Me çfarë buxheti paguhet ministri Juaj që nuk e pranon shtetin e Kosovës. Ai deklaron hapur se as nuk e njeh as nuk do ta njoh Republikën e Kosovës. Kujtoja vendimin që ka nënshkruar kur është emëruar ministër. Ndryshe, le të flas nga përtej gardhit, jashtë Qeverisë”, shkroi Lladrovci.
“Kushtetuta ta lejon me bë ndryshim në Kabinet qeveritar edhe me ju dhanë shembull tjerëve se kushdo ha bukën e buxhetit të Republikës së Kosovës, nuk mund ta përmbys as të pështyj në të”.
Kalo nga fjalët në vepra, ishte konkludimi i Ramiz Lladrovcit në thirrjen e tij ndaj kryeministrit.
Lladrvoci rikujtoi se qeveria e Kosovës ndau 40 milionë euro për të paguar rrymën e konsumuar nga serbët në Veri.
“Çka është shumë është shumë”, u shpreh ai.
Por se “megjithatë detyrimet ndërkombëtare po i zbaton” tha Ladrovci, dhe se “edhe qershitë e rezervuara për veriun, një për një shkuan”./arbresh.info
LEXO EDHE
Rakiq: QUINT kërkoi nga ne që ta pranojmë pavarësinë e Kosovës
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë