Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar veten si një zbatues të besës të marrëveshjeve që arrin me Serbinë, të cilën e akuzoi se asnjërën prej tyre s’po e respekton.
“Ndoshta unë jam një negociator i ashpër, por ajo për të cilën bie dakord – bëhet”, tha Kurti.
Ai këtu si argumente përdori dy marrëveshjet e nënshkruara së fundit, për të cilat tha se Kosova i ka përmbushur të dyja.
“Sa i përket regjistrimit [të targave], Serbia e ka thyer afatin në prill dhe tani kemi problem. Sa i përket sektorit të energjetikës, institucionet e Kosovës e kanë regjistruar kompaninë Elektrosever për dy ditë, e cila ka pasur një javë për të na ofruar të dhëna të reja për përdoruesit – gjë që nuk është bërë as pas tetë javësh”, ka thënë Kurti në një intervistë për BBC në gjuhën serbe.
“Është interesant fakti që më kërkohet ta vazhdoj atë që kanë bërë paraardhësit e mi, ndërkohë që Serbisë nuk i bëhet presion për të zbatuar atë që kanë rënë dakord me mua”, ka shtuar ai.
Përveç zbatimit të marrëveshjeve, Kurti tha se tregoi vullnet të mirë edhe kur i dëgjoi ndërkombëtarët dhe shtyu zbatimin e vendimit për targa dhe dokumente me Serbinë nga 1 gushti për 1 shtator.
“Ka pasur edhe thirrje nga Brukseli për shtyrjen e zbatimit të vendimeve, por doja t’i siguroja të gjithë se po tregoja vullnet të mirë ndaj partnerëve ndërkombëtarë jo sepse publiku nuk ishte mjaftueshëm i informuar, por sepse fushata frikësuese e udhëhequr nga Beogradi kishte shumë më shumë ndikim se sa e kishim menduar”, thotë Kurti.
Për tensionet e ngritura së fundi në veri të vendit, Kurti tha se e kanë nënvlerësuar agresivitetin e Serbisë ndaj Kosovës dhe se “kishte një mungesë të dukshme të inteligjencës nga institucionet e ndryshme, jo vetëm nga shteti ynë”.
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...