Beerfest Kosova ’22 këtë edicion përfaqësohet me 17 brende të birrave ndërkombëtare dhe vendore.
Sivjet do të jenë prezentë tetë Birra që do të jenë për herë të parë në Beerfest ’22.
Karakteristikë e këtij edicioni është pjesëmarrja e madhe e birrave vendore që këtë radhë janë pesë brende.
Brendet pjesëmarrëse vendore janë: Peja, Prishtina, Sabaja, Morea dhe Illyrian Castle.
Kurse birrat ndërkombëtare janë: Tuborg, Somersby, Carlsberg, Heineken, Moretti, Nastro Azzurro, Peroni, Grolsch, Corona, Kozel, Asahi, Wellf Brau.
Përveç Birrave, prezente do të ketë edhe ujë, lëngje, ushqim si dhe fruta te thata.
Padyshim që festivalit si çdo herë nuk do t’i mungojnë edhe lojëra shpërblyese që do të bëhen në këndin e lojërave.
Kurse në skenën e madhe të Beerfest, do të ketë një program shumë të pasur dhe të larmishëm artistik me këngëtare, DJ dhe Bende të mirënjohura vendore dhe nga rajoni.
Organizatorët paralajmërojnë se nesër do të dalin me line up zyrtar të artistëve.
Ju rikujtojmë që Beerfest Kosova ’22, organizohet me 19, 20 dhe 21 Gusht në Parkingun Prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Sipas MODUS Events, edicioni i sivjetmë do të ketë edhe konceptin “Green” të organizmit dhe mbetjet nga kanaqet dhe gotat e plastikes do te dërgohen në riciklim.
Beerfest Kosova ’22, organizohet në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës./arbresh.info/
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...