Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, sigurohet që sa herë që publikon imazhe në rrjete sociale të jetë në qendër të vëmendjes.
Ajo prej vitesh është bërë imazh i ‘Guess’, ndërkohë që ka bërë arritje të madhe edhe jashtë trojeve shqiptare, shkruan arbresh.info
Oriola së fundmi ka publikuar disa imazhe nga Venecia, në të cilat ka marrë vëmendje me paraqitjet atraktive, teksa tregon në prapaskenë billboardet ku ndodhet si ikonë e kësaj marke.
“12 orë në Venecia. O Zoti im, nuk mund ta përshkruaj ndjenjën që kam kur shoh veten në këto billborde të mëdha. Gjithçka që më duhet të them është se puna e vështirë shpërblehet, por duhet të jesh shumë me fat për të kapur momentin.Jam shumë e lumtur që pata mundësinë të provoj veten se gjithçka është e mundur kur e ëndërron! Faleminderit Zot, faleminderit”, tha modelja.
Oriola po vazhdon të jetë e angazhuar në fushën e modelingut dhe në të shumtën e rasteve jashtë Shqipërisë. /arbresh.info/
View this post on Instagram
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave