Google ADS

Taksisti ilegal ngacmon seksualisht një të mitur, arrestohet

10:15 | 16 Gusht 2022
A. B.

Një taksist ilegal në Prishtinë e ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Sipas raportit të Policisë ngjarja tronditëse ka ndodhur të hënën rreth orës 13:30.

Më pas ai është arrestuar dhe pas intervistimit është vendosur të jetë në mbajtje.

“Prishtinë, 15.08.2022-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai deri sa ka qenë duke punuar taksi ilegal kishte ngacmuar seksualisht viktimen e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme