Vjehrra e rrah renë në Viti

10:10 | 16 Gusht 2022
A. B.

Një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj, pas një mosmarrëveshje.

Sipas raportit 24 orësh të  Policisë, nusja posedon edhe raportin mjekësor për lëndime trupore, shkruan arbresh.info

E dyshuara është liruar pas intervistimit, ndërsa lidhur me rastin janë intervistuar edhe tri dëshmitare.

“DHUNË NË FAMILJE/Viti, 15.08.2022-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. Ankuesja posedon raport mjekësor për lëndime trupore. Në lidhje me rastin janë intervistuar edhe tri dëshmitare, ndërsa është arrestuar e dyshuara në lidhje me rastin dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është liruar”, thuhet në raport./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme