Shpërthim në një depo armësh në Krime

09:52 | 16 Gusht 2022
A. B.

Municionet shpërthyen gjatë një zjarri në një depo armësh në qytetin Mayskoye në Krimenë e aneksuar nga Rusia, ka thënë ministria ruse e mbrojtjes, duke shtuar se nuk ka pasur viktima serioze nga shpërthimi.

Zjarri shpërtheu rreth orës 6:15 të mëngjesit me orën lokale (0315 GMT) në një depo ushtarake pranë fshatit Mayskoye në rrethin Dzhankoi, duke shkaktuar shpërthimin e municioneve, tha ministria përmes një deklarate.

Shpërthimet nëpër depo me municione kanë qenë të shpeshtas gjatë luftës në Ukrainë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme