Anija që transportonte ngarkesën e parë të ndihmave ushqimore humanitare me destinacion Afrikën është larguar nga porti ukrainas i Pivdennyi, në qytetin jugor të Odesës.
Komandanti Brave, me 23 mijë tonë grurë në bord, u nis për në portin afrikan të Xhibutit me furnizime të destinuara për konsumatorët në Etiopi, shkruan Skynews.
“Ministria dhe Kombet e Bashkuara po punojnë në mënyra për të rritur furnizimet ushqimore për shtresat e cenueshme sociale të popullsisë afrikane”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së Infrastrukturës.
Një total prej 17 anijesh tashmë janë larguar nga portet e Ukrainës me më shumë se 475 mijë tonë produkte bujqësore në bord.
Eksportet e drithërave të Ukrainës kanë rënë që nga fillimi i luftës për shkak të mbylljes së porteve të saj në Detin e Zi, një kanal vendimtar për dërgesat, gjë që rriti çmimet globale të ushqimit dhe ngjalli frikën e mungesave në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
Por tre porte të Detit të Zi u zhbllokuan muajin e kaluar sipas një marrëveshjeje të arritur midis Moskës dhe Kievit dhe të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia. /arbresh.info/
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë