Humb jetën një fëmijë në një aksident trafiku

08:19 | 16 Gusht 2022
K.B

Një fëmijë ka humbur jetën pas një aksidenti i cili ka ndodhur në fshatin Kovrag- Istog.

Lajmin e ka bërë të ditur policia, përmes një komunikate ku thuhet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës.

“Me datë 15 gusht 2022, rreth orës 17:15, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Kovrag- Istog. Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një këmbësor (fëmijë)”.

“Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Pejё-Mitrovicё, i njëjti duke mos ju pёrshtatur kushteve tё rrugёs e godet viktimën tё cilit i shkakton lëndime tё rёnda trupore, i njëjti dёrgohet nё QKMF-Istog e me pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe si pasojё e lëndimeve femiu ndёrron jetё, kёtё e kanё konfirmuar ekipi mjekёsor”.

“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet tutje.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme