Më herët, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska ishte e gatshme të armatoste aleatët e saj në të gjithë Azinë, Afrikën dhe Amerikën Latine.
Duke folur në ekspozitën vjetore ushtarake të Rusisë, ai theksoi gjithashtu avantazhet e trajnimit të ushtarëve të huaj në vendin e tij dhe kryerjes së stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, shkruan AA.
“Ne shohim gjithashtu perspektiva të mëdha në trajnimin e ushtarakëve të huaj dhe trajnimin e tyre të avancuar. Mijëra profesionistë ushtarakë nga e gjithë bota janë studentë krenarë të universiteteve dhe akademive ushtarake të vendit tonë”, tha Putin. /arbresh.info/
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...