Kina vendosi sanksione të martën ndaj shtatë zyrtarëve dhe ligjvënësve tajvanezë që i akuzoi si të pabesë që duan pavarësi nga Pekini.
Sanksionet vijnë pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin këtë muaj, një udhëtim që Kina tha se kishte dërguar një sinjal të gabuar për ato që i konsideron si forca pro-pavarësisë, shkruan Reuters.
Zyra e Çështjeve për Tajvanin në Kinë tha se mes të sanksionuarve ishin ambasadori de fakto i Tajvanit në Shtetet e Bashkuara, Hsiao Bi-khim, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Tajvanit, Wellington Koo dhe politikanë nga Partia Demokratike Progresive në pushtet në Tajvan.
Një zëdhënës u shpreh tha se të sanksionuarit nuk do të mund të vizitojnë Kinën, Hong Kongun dhe Makaon.
Firmat dhe investitorët e lidhur me to gjithashtu nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre në Kinë.
Të hënën, një delegacion i kongresit të SHBA-së i kryesuar nga senatori demokrat nga Massachusetts Ed Markey mbërriti në Taipei për një vizitë dy-ditore.
Ky është delegacioni i dytë që viziton Tajvanin, pas atij të kryesuar nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi./euronews.al/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës