Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë në botë që miraton një dozë vaksine specifike kundër Omicron që pritet të vihet për përdorim në vjeshtë, ndërsa vendi përgatitet për një dimër të vështirë, pasi rastet pritet të rriten sërish.
E krijuar nga Moderna, vaksina e re synon në mënyrë specifike mbrojtjen kundër Omicron dhe mund të nevojitet vetëm një herë në vit.
Vaksina ndryshon nga ato aktuale që bazohen në llojin origjinal të covid dhe për këtë arsye janë më pak efektive kundër versioneve më të reja të virusit.
Autoritetet në Mbretërinë së Bashkuar e përshëndetën miratimin si ofrimin e një mjet të ri kundër armikut në zhvillim .
Ndërkohë që ky variant vaksine është projektuar për të synuar variantin origjinal të Omicron BA.1, i cili shpërtheu në të gjithë vendin në fund të vitit 2021, ajo është gjithashtu efektive kundër BA.4 dhe BA.5.
Këto versione më të reja të llojit Omicron u shafqën pas një rritjeje të fundit në rastet e Covid.
Vaksina e re Moderna ka të ngjarë të dalë në treg me fillimin e vjeshtës.
Britanikët mbi 50 vjeç dhe ata me shëndetë të më të dobët do të fillojnë të thirren për të marrë dozën muajin e ardhshëm./TCh/
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...