Deputeti Arbër Rexhaj i VV’së ka bërë përgjegjës kompaninë KEDS për situatën e krijjuar me reduktime pasi e ndaluan importin për shkak të çmimeve të larta.
“KEDS ka njoftuar për ndalje të rrymës për shkak të çmimit të lartë në bursë thotë. Dhe ashtu është. Veçse KEDS duhet të njoftojë po ashtu sa % e energjisë që prodhon Kosova dhe që duhet të importojë shkon për humbjet e KEDS, pra për vjedhjet, mosfaturimin dhe mosinvestimet në rrjet”, ka shkruar Rexhaj në një postim në rrjetet sociale.
Sipas Rexhajt, qeveria po punon për ta stabilizuar këtë situatë por vjedhjet dhe humbjet nuk duhet më t’i paguajmë të gjithë.
“Le të paguajë KEDS. Në fund të fundit për këtë dhe e ka kontratën e edhe fitimin”, ka potencuar deputeti i Kurtit.
Kosova ka hyrë në një fazë reduktimesh, edhe pse konsumi i energjisë është i ulët në stinën e verës./arbresh.info/
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...