Google ADS

ATK-ja inkason afër gjysmë milioni euro nga 18 biznese

16:01 | 15 Gusht 2022
arbresh.info

Departamenti për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve ka vazhduar me aktivitete tek subjektet biznesore, të cilat nuk kanë kryer obligimet tatimore.

Bazuar në kornizat ligjore që përcaktojnë përgjegjësit e këtij departamenti,  janë përzgjedhur 18 subjekte, që kanë pas obligime të pa paguara në vlerë prej 1.8 milion euro.

Pra, vlera totale e inkasuar –paguar gjatë ditës së premte ka qenë 416,250.18 euro ose rreth gjysmë milioni euro, ndërsa pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të ri programuara për bizneset të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake.

Menaxhmenti i ATK-së vazhdon ta ketë në prioritet zvogëlimin e stokut të borxheve, si dhe trajtimin në kohë të borxheve të reja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme